Ruiz tallet me menaxherin e Joshua: Në ring nuk e ndihmon dot “zarin” tënd

12 Nëntor 2019
9:34
Telesport
back button

Më 7 dhjetor, në Abu Dhabi, do të zhvillohet revanshi i peshave të rënda në boks. Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr do të mbrojë titujt kampionë bote të këtij Divizioni që ka fituar më 1 qershor ndaj Anthony Joshua (sfida e parë u zhvillua në Nju Jork). Boksierët kanë hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve dhe gjithçka duket gati për duelin e madh.

Ruiz, duke folur për këtë përballje të dytë me Joshua, tha: “Unë pata një mundësi për t’u bërë kampion bote dhe e shfrytëzova. Isha në vendin e duhur, në momentin e duhur dhe i vërtetova botës se jam kampion. Eddy Hearn, faleminderit për mundësinë që më dhe. Njëkohësisht, më fal që munda boksierin tënd që e mburrje aq shumë”, tha Ruiz.

Këtë gjë planifikoj të bëj edhe më 7 dhjetor. Do të më kishte pëlqyer të duelonim më afër, sërish në Nju Jork, por nuk ka rëndësi. Sërish do të fitoj unë edhe pse “zari” yt është duke u stërvitur fort. Nuk ka rëndësi se çfarë themi, në ring do të jemi vetëm unë dhe ai përballë njëri-tjetrit. Ti nuk mund ta ndihmosh dot aty”, deklaroi Andy Ruiz Jr.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit