Ruiz nuk nxitohet për revanshin, ende me pushime para duelit të madh

21 Gusht 2019
13:07
Telesport
back button

Manny Robles, trajneri i boksierit meksikan Andy Ruiz Jr, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se nxënësi i tij nuk ka nisur ende përgatitjet për revanshin ndaj Anthony Joshua. Faza përgatitore duhej të niste këtë javë, teksa është vendosur që sfida të zhvillohet më 7 dhjetor në Abu Dhabi. Gjithsesi, Ruiz ende nuk ka nisur nga puna për mbrojtjen e titujve.

Andy nuk është në formë, por ai së shpejti do të nisë nga puna në palestër. Natyrisht që çdo ditë zhvillon vrap, por ende nuk kemi nisur nga puna intensive. Gjithsesi, kemi ende 4 muaj kohë për t’u përgatitur për revanshin dhe koha është e mjaftueshme. Së shpejti do ta nisim punën në palestër dhe ta rikthejmë në formën optimale për duelin me Joshua”, tha Robles.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit