Rrezikon kualifikimin, Klopp: “Do të jetë një finale për Liverpool!”

9 Dhjetor 2019
21:16
back button

Në krye të një grupi ku është ende gjithçka e hapur deri në minutën e fundit, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka analizuar situatën në kampin e “Të Kuqve” para sfidës së të martës ndaj Red Bull Salzburg, e vlefshme për takimin e fundit në raundin e grupeve të Champions League. Konkretisht, para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve, Liverpool udhëheq grupin me 10 pikë, ndjekur nga Napoli me 9 dhe Red Bull Salzburg me 7 pikë. Në vend të fundit renditet Genk me vetëm 1 pikë.

“Menjëherë pas barazimit ndaj Napolit u ndërgjegjësuam se ndeshja ndaj RB Salzburg do të jetë një finale. Duhet të përgatitemi më së miri, sepse ka akoma shumë punë për të bërë dhe për tu kualifikuar. Duhet dëshmuar forca jonë kundër një skuadre që ka fitoren si objektivin dhe shpresën e vetme. Nuk do të futemi në fushë për një pikë. Do të tentojmë të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm me gjithçka që kemi në dispozicion”, deklaroi Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit