RRËFIMI: “I shpëtova jetën Chillavert, ai më mori leje për ta ekzekutuar!” (VIDEO)

13 Nëntor 2019
13:55
Alfred Lleshi
back button

“Kemi nevojë për autorizimin tënd për të vrarë Chilavert!”.

Janë këto fjalët që një narkotrafikant i tha Faustino Asprilla pasi ish-sulmuesi i Parmas dhe portieri paraguajian u konfrontuan gjatë ndeshjes kualifikuese në Botërorin 1998 në Francë, e luajtur në 2 prill 1997 dhe që u fitua nga Paraguaji 2-1.

Ai që e tregon është vetë ish-sulmuesi në dokumentarin e treguar nga Telepacificio “Faustino i Madhi”.

Asprilla e Chilavert morën të dy të kuqë në minutën e 79-të, duke shkaktuar zemërimin e publikut. Nga këtu, ideja e për ta vrarë e një trafikanti të njohur si Julio Fierro.

“Je i çmendur! Në futboll ajo që ndodh në fushë mbetet aty”, iu përgjigj Asprilla, duke shpëtuar jetën e Chillavert.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit