Ronaldo nuk driblon prej 3 vitesh? Analisti i përgjigjet Capello: Tha një marrëzi absurde…

13 Nëntor 2019
10:27
Alfred Lleshi
back button

Juventusi mundi Milanin dhe ruajti kreun e renditjes, por në shtëpinë bardhezi ka plasur çështja “Ronaldo”. Zëvëndësimi i dytë radhazi i yllit portugez bëri që ai të shpërthejë, të ofendonte ndër dhëmbë trajnerin Sarri, të shkonte direkt në dhomën e zhveshjes dhe ta braktiste stadiumin pa mbaruar loja. Kritikat ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nuk munguan, por arritën kulmin me deklaratën e Fabio Capello, që tha: “Cristiano Ronaldo ka tri vite që nuk bën një driblim”. 

Gati për përgjigje ishte Daniele Adani, i cili për mikrofonat e “Radio Deejay” doli haptazi kundër trajnerit të njohur italian: “Kjo që tha është një marrëzi absurde”. Sipas ish-mbrojtësit, tani në rolin e analistit sportiv televiziv, kritikat shpesh ndikohen nga rezultati përfundimtar i ndeshjes: “Edhe unë, gjithashtu, dua të shtoj që, nëse Dybala nuk do të kishte shënuar, të gjithë do të kishin kritikuar zgjedhjen e Sarrit. Kjo është Italia, më pak kompetencë dhe shumë polemika”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit