MISTERI: Ronaldo me probleme në gju? Stërvitja te Portugalia nxjerr blof Sarrin! (VIDEO)

12 Nëntor 2019
17:30
back button

Cristiano Ronaldo është kthyer në çështje pasi u largua nga “Allianz Stadium” pa përfunduar ndeshja mes Juventusit dhe Milanit. Edhe pse sjellja e tij kundrejt shokëve të ekipit nuk është aspak e hijshme dhe tifozët janë përçarë, CR7 me një postim është munduar të shuajë polemikat, ndërsa klubi nuk ka ndër mend ta gjobisë (nuk flitet për para për respekt, duke ditur se sa fiton asi portugez).

Por, nëse trajneri Maurizio Sarri e justifikoi zëvendësimin e tij në minutën e 55-të duke thënë se po vuan nga një dëmtim në gju dhe nuk arrin të bëjë dot as pasimet më të lehta pa ndjerë shqetësim, Eurosport ka bërë një xhirim në stërvitjen e CR7 te Portugalia dhe gjuri dukej mjaft mirë, as fashim ose manikotë nuk kishte, siç ndodhi te Juventusi në stërvitjet e fundit apo te ndeshja me Milanin, por sidomos lojtari bardhezi ka punuar fort si të gjithë duke mos u diferencuar në asgjë!

Madje, Pacienca, shoku i tij te kombëtarja tha se “nuk jam mjek, por mua mu duk shumë mirë!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit