Ronaldo kundër transferimit të Felix, flet për merkaton e çmendur

21 Gusht 2019
14:52
Eraldo Harlicaj
back button

Cristiano Ronaldo flet vetëm atëherë kur ka diçka për të thënë. Portugezi e ka bërë diçka të tillë në intervistën e tij të fundit dhe ka prekur një sërë çështjesh shumë të rëndësishme. Ylli i Juventusit ka komentuar ecurinë e merkatos dhe situatat që përballen klubet. Ata duhet të paguajnë miliona euro për futbollistë që nuk kanë treguar veten. 

“Fokusi i ekipeve është i përqëndruar te futbollistë me potencial dhe klubet rrezikojnë t’i afrojnë në skuadër. Transferta e Joao Felixit e tregon diçka të tillë. 100 milionë euro janë të nevojshme dhe pse një lojtar mund të mos e ketë treguar veten e tij. Nuk jam dakord me këtë ide, por e respektoj kohën që jetojmë”. 

Juventusi pagoi 117 milionë euro për Ronaldon sezonin e kaluar për ta marrë në Torino. Një shifër krejtësisht normale për ditët që jetojmë. Portugezi, pavarësisht moshës, mbetet një nga futbollistët më të mirë në botë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit