“Romagnoli qesharak te Dybala! Ku janë këto asat e merkatos te Milani?!”

12 Nëntor 2019
11:17
back button

“Dybala bëri një veprim të bukur në momentin e golit”. Alessio Romagnoli, kapiteni i Milanit, e përkufizoi kështu gabimin e tij te momenti i avantazhit të Juventusit. Por, trajneri Gigi Cagni, që ka drejtuar dikur Empolin dhe ekipe të tjera, nuk është aspak dakord për TMË Radio u shpreh:

“Me Juventusin, Milani luajti bukur, edhe pse i mungon cilësia. Futbollistët që u morën si asa në merkato nuk po tregojnë asgjë. Lexoj që Romagnoli thotë se Dybala u tregua i zoti, por më vjen të qesh me të! Bëri një lëvizje qesharake. Për mua nuk është mbrojtës i madh dhe e tregoi. Për të rindërtuar këtë Milan do të duhen 5 vjet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit