Rodrygo zbulon mentorin e tij, sulmuesi legjendar i jep këshilla

12 Nëntor 2019
20:52
Eraldo Harlicaj
back button

Talenti i Real Madrid-it, Rodrygo, ka folur nga grumbullimi i Brazilit. Ai ka zbuluar se ftesa e Tites ishte një ëndërr e bërë realitet. “Ftesa nga kombëtarja është një ëndërr e kthyer në realitet. 

“Pozicioni? Fillimisht kam luajtur vetëm në krahun e majtë të sulmit, ndërsa tani luaj në të gjitha pozicionet. Debutimi në Champions ishte fantastik. Ndonjëherë t’i pret që debutosh dhe të shënoj një gol, por ta nisësh me hat-trick është tjetër gjë. 

“Kam kontakte të vazhdueshme me Raulin. Më këshillon shpesh në lidhje me situatat në fushat e lojës dhe marr këshilla prej tij”, – tha talenti i Real Madridit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit