Real Madrid, çmenduria e radhës do të kushtojë 400 milionë euro

12 Nëntor 2019
17:04
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid-Mbappe, ndjekja vazhdon.

Të gjithë e dinë se gjigantët e Spanjës duan yllin e Paris Saint-Germain, por tani po flitet edhe për shifra. Sipas Le Parisien, në fakt, Florentino Perez duket se ka bërë gati një ofertë të çmendur për të bindur francezët që ta lënë të lirë sulmuesin.

Madrilenët janë gati të ofrojnë 400 milionë euro për të siguruar të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Klubi dhe Zidane nuk e kanë fshehur dëshirën për ta parë Mbappe në Spanjë dhe vetë lojtari ka thënë më shumë se një herë se në të ardhmen e tij do të jetë Real-i.

Rinovimi i kontratës së 20-vjeçarit me Parisin po vonon dhe një ofertë e çmendur si ajo që ka përgatitur Real-i mund të bëjë të dridhet edhe një klub të pasur si PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit