PSG ndryshon strategji për portën, kërkon njeriun e rekordeve

21 Gusht 2019
17:24
Telesport
back button

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, portieri Keylor Navas pritet të largohet përfundimisht nga Real Madrid. Kostarikani nuk ka më vend si titullar në këtë klub, ndaj 32-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas “RMC Sport”, skuadra e PSG-së synon të sjellë në Ligue 1 portierin e njohur (fitues i 3 Champions radhazi), madje duke i ofruar edhe një vend si titullar. Pas largimit të Gigi Buffon dhe dështimit për të sjellë në Paris portierin Gigi Donmnarumma, skuadra e PSG-së ka hedhur sytë te Navas.

Kontrata e Navas me Real Madrid skadon pas një viti, por ai mund të largoghet për shumën e 10-15 milionë eurove. Ka qenë vetë trajneri Thomas Tuchel ai që ka kontaktuar me portierin e “los blancos”, për ta bindur të vijë në Francë dhe të nisë një aventurë të re.

Portieri Keylor Navas

Lajme të tjera

Lajmet e fundit