PSG “bllokon” shkëmbimin mes Juves dhe Barças, hyn në garë për mesfushorin

9 Dhjetor 2019
21:50
back button

Pas vetëm një sezon e gjysmë, aventura e Emre Can te Juventus mund të ndërpritet që në fund të këtij muaji. I aktivizuar shumë pak nën drejtimin e trajnerit aktual të bardhezinjve, Maurizio Sarri, mesfushori gjerman u përjashtua edhe nga lista e UEFA-s, duke mos mundur kështu të luajë në ndeshjet e Champions League.

Dy motive këto madhore për të shtyrë futbollistin me kombësi turke drejt divorcit me Juventus, që sipas raportimeve të ditëve të fundit mund të shfrytëzonte situatën e ngjashme të kroatit Ivan Rakitic te Barcelona, për një shkëmbim kokë më kokë.

Një tratativë që mësohet të ketë ngrirë me përfshirjen e Paris Saint-Germain. Kampionët e Francës të interesuar për ish-yllin e Liverpool, janë të gatshëm të ofrojnë në këmbim Leandro Paredes, që nga ana e tij njeh mirë kampionatin italian, pasi ka milituar në të kaluarën te Chievo, Roma dhe Empoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit