“Pse nuk e quajtën Erdogan Stadium, i shkon për shtat ashtu!”

12 Nëntor 2019
12:12
back button

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim të tij, ka komentuar edhe stadiumi e ri kombëtar, që do të quhet “Air Albania Stadium”.  Sipas Manjanit, kjo ndërtesë është një ndërtim i dhunshëm dhe i sajuar, me stil dhe mall turk. “Stadiumi i plotëson të gjitha kushtet që të quhet Erdogan, jo Air Albania!

Është ndërtim i dhunshëm; i sajuar; i ndërtuar për qejf të udhëheqësit; me pare pa hesap; me kontrata të dyshimta; me stil e mall turk dhe kundër dëshirës së qytetarisë, pra fiks ERDOGAN.

Do kishte shumë më kuptim emri Erdogan sesa budallëku Air Albania, rast unik ky që stadiumit i vihet emri i një kompanie ajrore!

Do kishte pa dyshim më shumë kuptim emri simbol i dhunës Erdogan sesa emri i qytetarisë Qemal Stafa.

Nejse kështu ndodh kur e ke kryeministrin gjys-artist e gjys-sportist. Nuk është tamam për asnjërën…”, shkruan Manjani. Kujtojmë që pritet zyrtarizimi i emrit “Air Albania Stadium”, që do të paguajë 650 mijë euro në vit!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit