PRAPASKENA: Neymar braktis PSG, kapet mat në Barcelonë!

10 Nëntor 2019
9:56
Eraldo Harlicaj
back button

Neymar mbetet një ndër futbollistët më kontradiktor te PSG. Ai dëshironte largimin në verë, ndërsa qëndroi dhe një vit tjetër pa dëshirë te francezët. Braziliani është sërish i dëmtuar dhe nuk po luan me ekipin e tij. 

Parisienët fituan 1-2 ndaj Brestit në transfertë, por braziliani kishte ide të tjera. Ylli nuk ishte në stadium për të parë fitoren e skuadrës së tij, por u pa në Barcelonë. Ai i ka bërë më të shpeshta vizitat e tij në qytetin spanjoll dhe duket se po përgatit rikthimin. 

Neymar ka shumë shoqëri në Spanjë dhe kjo është një ndër arsyet se pse do të rikthehet me patjetër në klubin katalanas. PSG mund të pranojë ta largojë që në janar, por nuk dihet nëse Barcelona do të pranojë një shpenzim të tillë kolosal. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit