PLAS NË STADIUM: Grushte te Partizani, Lerda sherr me ndihmësin e tij

28 Tetor 2019
22:04
back button

Barazimi me Kukësin me rezultatin 0-0 nuk ishte i vetmi shqetësim te Partizani. Trajneri Franco Lerda dhe ndihmësi i tij Dritan Mehmeti janë kapur fizikisht me njëri-tjetrin pas përfundimit të ndeshjes. Përplasja nuk ndodhi në moment, por ishte e mbartur që nga pankina, ndërsa sherri mes tyre u rëndua në dhomat e zhveshjes. 

Ata u kapën fizikisht dhe gjendja mund të kishte degravuar dhe më shumë nëse nuk do të ishte ndërhyrja e stafit teknik dhe personave të tjerë për t’i ndarë. Italiani dhe ndihmësi i tij kanë pasur fërkime që në javët e para, madje numri një i stolit e ka pezulluar “krahun e tij të djathtë”. 

Situata është rënduar krejtësisht dhe në kushte të tilla, presidenti Gaz Demi duhet të vendosë se me cilin do të vazhdojë. Bashkëpunimi mes tyre nuk mund të zgjasë më dhe Lerda e Mehmeti tani janë krejtësisht të ndarë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit