Pioli: Jo shumë ekipe ia bëjnë këtë gjë Juves në shtëpi. Paraqitja ishte e mirë, por duhen pikë

10 Nëntor 2019
23:10
back button

Stefano Pioli ka qenë i kënaqur me paraqitjen e ekipit, por thekson se Milani ka nevojë për pikë pas humbjes ndaj Juventusit.

“Kemi bërë një paraqitje të madhe, ishim të paktën në të njëjtin nivel me kundërshtarin, për të mos thënë më mirë, por nëse nuk shënon, atëherë do të paguash,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi. Pozicioni aktual nuk është i denjë për këtë klub dhe kjo duhet të na mbajë të shqetësuar dhe të përqendruar.

Fatkeqësisht, është e njëjta gjë që thashë të dielën e kaluar pas ndeshjes me Lazion. Kishim mundësitë dhe nuk mendoj se shumë skuadra vijnë këtu dhe godasin 15 herë kuadratin, por duhet të shënojmë gol.

Gjithashtu pësuam një gol në një moment kur duhet të kishim mbyllur më mirë hapësirat. Paraqitja ishte e mirë, por na duhen edhe rezultatet. Ka ardhur koha të punojmë fort dhe të ngjitemi në renditje.

Shoh përmirësime çdo ditë, nuk kemi qenë inferiorë ndaj Lazios apo Juventusit. Duhet të kuptojmë se në këtë nivel, çdo top mund të jetë vendimtar.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit