Pas Federer, austriaku Thiem “leksion” edhe Djokovic, siguron gjysmëfinalet

13 Nëntor 2019
8:34
Telesport
back button

Në Londër vijojnë finalet e turneut ATP Championship për meshkuj në tenis, ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë. Në grupin Bjorn Borg surprizat janë të shumta. Tenisti austriak Dominic Thiem, pasi mposhti ditën e parë Roger Federer, triumfoi 2-1 edhe ndaj numrit 2 në botë, serbit Novak Djokovic (6-7, 6-3, 7-6).

Fitore me përmbysje e Thiem, që falë këtij triumfi siguron një biletë për në gjysmëfinalet e këtij turneu. Fiton edhe Roger Federer, që mundi 2-0 (7-6, 6-3) italianin Matteo Berrettini, duke qenë ende në garë për të avancuar më tej. Gjysmëfinalisti i dytë i këtij grupi do të dalë nga sfida direkte mes Federer dhe Djokovic.

Sot luhen dy ndeshjet e dyta të grupit Andre Agassi, ku spanjolli Rafael Nadal do të duelojë ndaj rusit Daniil Medvedev. Ndërsa sfida e dytë është ajo mes dy fituesve të ditës së parë, grekut Stefanos Tsitsipas dhe gjermanit Alexander Zverev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit