Partizani kundër Qarabag-ut, Lerda: Nuk kisha asnjë preferencë

19 Qershor 2019
10:52
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani do të luajë ndaj Qarabak-ut në turin e parë eliminator të Champions Leagues dhe shanset për të kaluar janë shumë të pakta. Trajneri i "Demave", Franco Lerda, ka komentuar shortin për faqen zyrtare të klubit. 

Numri një i stolit foli ng Sllovenia, aty ku "Demat e kuq" po zhvillojnë fazën përgatitore. "Sot (të marten) ka qenë dita ime e parë me djemtë në fushë. Ishte një takim shumë pozitiv, i pashë mirë dhe punuam si duhet. Jam shumë i kënaqur, pasi pashë një skuadër që ka dëshirë të përmirësohet e të rritet. Pashë gjithashtu një grup që ka karakteristikat e duhura dhe që më jep shpresa që mund të bëjmë mirë”. 

Italiani foli dhe për shortin kundër Qarabakut. Ai shprehet se nuk kishte asnjë prefrencë. "Të preferuar nuk kisha, pasi sa herë hidhen shorte ka diskutime të ndryshme. Në fund duhet të mendojmë për veten tonë, të shkojmë të përgatitur në çdo aspekt dhe të jemi të bindur që mund ta kalojmë turin. Ndeshje të lehta nuk ka. Kemi besim se do të shkojmë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit