Partizani konfirmon ndryshimet, trajneri i ri nis nga puna

31 Tetor 2019
15:07
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime! Rokada ka ndodhur te Partizani dhe Renaldo Kalari ka marrë vendin e Dritan Mehmetit tek ekipi i parë. Ish-mbrojtësi i krahut të majtë të “Demave” rikthehet shpejt në skuadër. 

Ai ishte trajner i skuadrës B, pozicion që e lë vakant për Mehmetin. Kalari do të marrë më shumë eksperiencë pranë Lerdes dhe ndikon në përmirësimin e klimës në ekip. Kampioni i të kuqve njihet për pozivitetin e tij dhe ka respektin e të gjithë lojtarëve. Një lëvizje e zgjuar nga drejtuesit e kryesuesve të kampionatit. 

Klubi ka bërë me dije të rejat e fundit nga kampi i kuq dhe në fotot e publikuara nga stërvitja në Elbasan, bie në sy dhe puna e Kalarit me ekipin e parë. Ai ka marrë miratimin e Lerdës për t’u përfshirë në stafin e ekipit të parë. Lerda do të ketë grupin e plotë ndaj Luftëtarit, pasi rikthehet në ekip dhe Romero që ishte i skualifikuar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit