Pamje tragjike: 7 persona humbin jetën duke parë një ndeshje futbolli (VIDEO)

29 Gusht 2019
14:39
back button

esFuqia e natyrës ndonjëherë është e paimagjinueshme dhe godet në momente kur nuk e pret më pak.

Kështu ndodhi në një fshat të Marokut, në zonën e Tizert, ku 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm të një lumi.

Disa dhjetëra njerëz kanë qenë grumbulluar duke parë një ndeshje mes skuadrave lokale, mirëpo në mënyrë të papritur uji ka përpirë gjithçka, duke bërë që një grup njerëzish të mbeten në një tribunë të ndërtuar me beton.

Vetëm disa sekonda zgjati rezistenca e kësaj tribune, që e mori para uji, së bashku me të gjithë njerëzit që ishin mbi të dhe në sfond dëgjohen thirrjet dëshpëruese të njerëzve që po shohin nga ana tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit