Ish-mbrojtësi i Arsenal-it, Tony Adams, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me vështirësitë e Topçinjve në këtë sezon.
“Drejtuesit kanë blerë për vite me radhë lojtarë që nuk janë në lartësinë e klubit. Mendoj se është e lehtë të fajësosh trajnerin Unai Emery për gjithçka, por ai nuk mund të bëjë mrekulli me materialin që ka. Ky është problemi i vërtetë i londinezëve”.
“Situata e Mesut Ozil? Gjermani duhet të jetë qershia mbi tortë, por Arsenal-it i mungon torta”, ka thënë ish-futbollisti i Topçinjve për Sky Sports.
Ozil ka luajtur tri ndeshje këtë sezon të Premier League dhe dy në Kupën e Ligës. Arsenal-i mban vendin e shtatë në renditje me 17 pikë.