Ofendimet që i shpëtuan karrierën Colby Covinton

9 Dhjetor 2019
21:23
back button

Këtë të shtunë Colby Covington do të ketë shansin e shumëpritur për t’u ndeshur për titullin kampion të peshës velter në UFC teksa do të përballet me kampionin Kamaru Usman në evenimentin kryesor të UFC245.

Covington ka thënë gjatë një interviste se ishte shumë pranë largimit nga UFC për shkak se drejtuesit mendonin se ai ishte një luftëtar i mërzitshëm. Ai ka bërë një çmenduri për të rinovuar kontratën.

“Ata më lajmëruan se nuk do të rinovonin me mua. Atyre nuk u pëlqente stili im, ata thoshin se nuk isha zbavitës. Përpara ndeshjes me Damian Maia në Brazil, numri 2 në botë atë kohë, ata më thanë se edhe sikur të fitoja, nuk do të rinovonin me mua.

Kështu që unë u futa në kafaz dhe e lava në gjak në Sau Paulo, vendlindja e tij dhe filmova një video promocionale ku u thosha brazilianëve: ‘Ju jeni brazilianët jenë kafshë të qelbur, dhe Brazili është një kosh plerash në intervistën pas ndeshjes kur isha akoma në kafaz…’

Kur thashë ato fjalë supozohej që unë të mos isha më i punësuar tek UFC, por ata ndërruan mendjen, sepse ajo video shpërtheu. Kështu e kam shpëtuar unë karrierën time.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit