Numra të frikshëm: Gjermania ka një padron të papritur! (VIDEO)

10 Nëntor 2019
17:22
back button

Shtatë fitore në 8 ndeshjet e fundit! Praktikisht, një ecuri e jashtëzakonshme. E të mendosh që ndërkohë është duke fituar dhe kualifikuar edhe në Europa League, atëherë ndoshta arritja e deritanishme e Borussia Monchengladbah nuk është aq e vogël…

Nën hijen e mediave, skuadra e drejtuar nga Rose është duke shkatërruar kundërshtarët një dhe nga një dhe tashmë e sheh veten në vend të parë me 4 pikë diferencë nga vendi i dytë, Bayern Munich. Formacioni i Gladbah, ditën e dielë, ka mundur lehtësisht 3-1 Werder Bremen, me dy golat e Hermann, por edhe atë të algjerianit Bensebaini, ndërsa për miqtë gaboi penallti Klaassen. Borussia mbeti edhe me dhjetë në fund, ndërsa Werder shënoi golin e nderit me Bittencourt.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit