Nuk ka më dilema, babai konfirmon të ardhmen e Neymar

11 Nëntor 2019
10:11
Alfred Lleshi
back button

Babai i Neymar i ka mohuar zërat që thonë sërish se ylli brazilian e ka mendjen te Barcelona, pasi nënshkrimi i tij me katalanasit dështoi në verë. Në një prononcim për “ESPN Brazil”, babai i sulmuesit 27-vjeçar tha se nuk kanë në plan të bëjnë asnjë lëvizje në “Camp Nou”.

“Unë jam në Brazil dhe nuk do të lëviz nga këtu”, – tha babai i Neymar, duke mohuar kështu mundësinë që të mund të udhëtojë së shpejti në Barcelonë për të negociuar një nënshkrim të mundshëm të djalit me kampionët e La Liga-s. Për më tepër, babai insistoi se Neymar do të mbetet te PSG, ku ende nuk ka arritur të rishfaqet i plotë: “Nuk është gati të transferohet te Barcelona. Ai po punon fort që të japë maksimumin për ekipin aktual”.

27-vjeçari është përqendruar në rikuperimin e tij, në mënyrë që të rishfaqet me PSG kundër Lille, pasi të përfundojë kjo periudhë pushimi, për shkak të angazhimit të kombëtareve. Apriori është planifikuar që këtë javë, futbollisti brazilian të bashkohet me grupin në stërvitjen e PSG. Neymar u lëndua në një miqësore me Brazilin, kur po luante kundër Nigerisë, dhe prej asaj kohe ka qenë në “pit stop”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit