Nuk do ta besoni; Robben tregon se ku do ta nisë vitin tjetër si trajner

21 Gusht 2019
10:05
Alfred Lleshi
back button

I pranishëm në ngjarjen e organizuar për ndarjen e çmimeve të “Sport Bild”, Arjen Robben u kthye të flasë për planet e tij të së ardhmes. Legjenda e Bayern Munich, korrikun e kaluar njoftoi përfundimin e karrierës së tij futbollistike dhe tani është gati të rikthehet në fushë, në një tjetër rol. Sigurisht, do të bëjë trajnerin, me holandezin që ka vendosur të drejtojë ekipin, në të cilin luan djali i tij: “Sezonin tjetër do të stërvis ekipin e djalit tim të vogël”.

Një zgjedhje, që do ta lejojë të qëndrojë pranë familjes së tij, pas viteve të kaluara me ngjyrat e Bayern Munich në të gjithë botën. Në këtë mënyrë, Robben mund të fillojë të testojë aftësitë e tij stërvitore, edhe nëse qëllimi kryesor është të argëtohet me djalin e tij. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, në trajnim special do t’ia kushtojë markës së tij tregtare: “Sigurisht, ne tashmë e dimë se cili ushtrim nuk duhet të dështojë në programin e trajnimit: merr topin nga e djathta dhe futu drejt çendrès pèr tè gjuajtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit