Një jetë me Lakers, ja shifrat e karrierës së Kobe Bryant

27 Janar 2020
14:35
Telesport
back button

Kobe Bryant u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, pas një aksidenti me helikopter, aksident ku humbën jetën 9 persona, përfshi edhe vajzën e tij Gianna.

Të gjithë karrierën e tij në NBA ai e kaloi me skuadrën e Lakers, me të cilën fitoi gjithçka (në draft u zgjodh nga Charlotte, që e shkëmbeu në një marrëveshje per të marrë Vlade Divac).

Për këtë arsye, skuadra e Lakers ka tërhequr prej kohësh fanellat me nr.8 dhe nr.24, të cilat Bryant i ka veshur gjatë 20 sezoneve me ekipin kalifornian (1996-2016).

Fanellat me nr.8 dhe 24 te Bryant

Ai ka rekordin personal të 81 pikëve të realizuara në një ndeshje ndaj Toronto, ndeshje e luajtur në vitin 2006. Në moshën 34 vjeç dhe 104 ditë, ai u bë basketbollisti më i ri në moshë që arrin kuotën e 30 mijë pikëve, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i historisë së Lakers.

Për këtë arsye, në sezonin 2013-2014 ai paguhej 30.4 milionë dollarë për sezon. Renditet i katërti në klasifikimin e pikëshënuesve të historisë së NBA-së.

Psai u tërhoq nga sporti ai fitoi edhe çmimin Oscar në kategorinë e filmave të animuar me metrazh të shkurtër, me filmin “Dear Basketball”.

Titujt e Kobe Bryant

5 tituj kampionë në NBA (Lakers)

2 herë MVP i finaleve

1 herë MVP (2008) i sezonit të rregullt

18 herë pjesëmarrës në “All Star Game”

4 herë MVP i “All Star Game

2 herë fitues i medaljes së artë në Olimpiadë

Statistikat e Kobe Bryant (NBA)

33, 642 pikë në total

7.047 rebound në total

6,306 asist në total

25 pikë për ndeshje

5.2 rebound për ndeshje

4.7 asist për ndeshje

48,637 minuta të luajtura

Bryant me medaljen e arte olimpike

Lajme të tjera

Lajmet e fundit