Një gjigant zëvendëson Shkurtajn, Luftëtari gjen sulmues

21 Janar 2019
15:15
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari ka përjetuar 5 largime pas gjysmës së parë të sezonit dhe forca e skuadrës ka rënë ndjeshëm, megjithatë drejtuesit kanë nisur merkaton tashmë. Një mesfushor 10 dhe një sulmues janë kërkesat emergjente të tyre, pasi largimi i Rrocës dhe Shkurtajt kanë lënë një grope të madhe për ekipin e trajnerit Gentian Mezani. 

Supersport bën me dije se një nigerian pritet të zëvendësojë Vasil Shkurtajn. Fjala është për Ismahil Akinaden, një nigerian që vjen nga kampionati irlandez. Ai luajti sezonin e fundit për skuadrën e Waterfordit, një ndër ekipet e vendeve të para në shtetin ishullor. Nigeriani e mbylli edicionin me 32 ndeshje dhe 5 gola. Sulmuesi është premtues dhe në luftën në ajër, pasi numëron plot 190 centimetra. 

Sulmuesi ka luajtur dhe me kampionët e Bohemias, ndërsa karriera e tij ka qenë e përqëndruar krejtësisht në shtetin irlandez dhe nuk ka provuar asnjë aventurë jashtë  ishullit. Profili i tij i ka pëlqyer drejtuesve dhe po diskutohet vetëm për kushtet. Ende nuk ka një akord mes palëve, por diçka e tillë pritet të ndodhë. Gjirokastritët nuk kanë alternativa përpara, pasi kanë vetëm sulmuesin Ismael Dunga. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit