Ngjarje e rëndë në Brazil, policia shpërndan me armë sherrin mes tifozëve në stadium (video)

11 Nëntor 2019
15:00
Alfred Lleshi
back button

Dhunë e egër në futbollin brazilian, aq sa u nxorën edhe armët, u përdorëm bomba tymuese në stadium. Gjithçka ndodhi në derbin Cruzeiro-Atletico Mineiro, kur tifozët u përleshën masivisht mes tyre. Sipas raportimeve nga Brazili, një pjesë e tifozëve miq nga Mineiro u përpoqën të sulmojnë homologët vendës në seksione të ndryshme të stadiumit. Kaosi i përfshiu dy tifozëritë, që shkelën njëra-tjetrën plot tërbim e armiqësi. Pamjet filmike tregojnë mbështetësit e skuadrave që goditën me karrige njëri-tjetrin, madje përdorën edhe një portë metalike.

Ndërsa stjuardët përpiqeshin të mbanin në kontroll dhunën, policia ndërhyri për të evituar katastrofën. Duke parë që situata ishte ekstreme, policët hodhën gaz me piper dhe bomba tymuese në turmën me tifozë në sherr, pa u merakosur fort për shëndetin e tyre. Sipas “Globo”, vajza e sulmuesit të Cruziero, Pedro Rocha, u sëmur nga thithja e tymrave e gazrave lotsjellës. Sulmuesi i Atletico, Luan, tha për incidentin: “Ndiej keqardhje për familjet që vijnë në stadium dhe përfundojnë duke qenë dëshmitare të këtyre gjëra të shëmtuara në futboll. Shpresoj se do të përfundojë një ditë, që tifozët të sillen si njerëz”.

Mbrojtësi i Cruzeiro, Fabricio Bruno, shtoi: “Unë jam në favor të derbit me dy grupe të barabarta tifozësh, sepse është e bukur për futbollin. Por, të shohësh se çfarë ndodhi, është e keqe për të gjithë, veçanërisht për ne, që jemi atje për të dhënë shfaqjen në fushën e blertë. Unë shoh se shumë njerëz që ankohen nga gazi me piper, tani po e ndiej edhe vetë. Shpresoj që policia dhe organet përgjegjëse t’i ndëshkojnë përgjegjësit për të gjithë këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit