Nga Serie D tek Italia: Talenti i Brescias zbulon recetën!

12 Nëntor 2019
15:42
back button

Andrea Cistana është padyshim njeriu më i lumtur për grumbullimin në Kombëtaren e Italisë. Djaloshi 22-vjeçar, i cili aktivizohet me Brescian, deri përpara dy viteve luante në Serie D, ndërsa tashmë e sheh veten mes yjeve të Kombëtares axurre.

Së fundmi, mbrojtësi i Brescias ka dhënë një intervistë, ku ka zbuluar edhe recetën e tij, si dhe ka dhënë disa këshilla për të rinjtë, në lidhje me vendimet e tyre gjatë karrierës.

“Ishte mjaft emocionuese. Më duket si një shpërblim për gjithçka që kam bërë këto vite, sepse nuk është e lehtë ta nisësh mes Serie D dhe Serie C. Sezonin e shkuar luajta në Serie B dhe ishte e vështirë, por ne fituam titullin. Rezultatet për momentin po mungojnë, por unë po mësoj shumë. Gjithë ajo kohë që kalova në kategoritë e ulëta më ka ndihmuar të mësoj shumë.

Do të këshilloja të rinjtë që ta pranojnë një lëvizje në Serie D ose C, më mirë se sa të luajnë për ekipin e të rinjve, pasi të ndihmon të formohesh më shumë. Nëse do të më pyesje dy vite më parë, se ku do të jesh për dy vite, unë do të thosha që do të isha bërë lojtar titullar në Serie C. Nuk mendoja se do të grumbullohesha në këto ndeshje, por po kaloj një moment të mirë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit