Nga Empoli te Milani, Bennacer mbetet i preferuari i CR7!

11 Nëntor 2019
13:33
back button

“Më goditi shumë ai numri “10”, vërtet i talentuar. Mund të bëhet një futbollist i madh”… Mbaronte ndeshja Empoli-Juventus dhe në “Castellani” fitonin bardhezinjtë me rezultatin 2-1. Dy gola të Cristiano Ronaldos, që miqve do t’i rrëfente se ishte goditur nga mesfushori i Empolit, Bennacer, që sot luan te Milani. Dhe, si për ironi të fatit, pas atyre elozheve, CR7 edhe njëherë ka dhënë një mesazh të qartë se sa i pëlqen loja dhe cilësitë e fituesit të Kupës së Afrikës, duke postuar foto pikërisht në duel me Bennacer. 

Asnjë foto me skuadrën, asnjë foto përpara ndeshjes si formacion, por në aksion dhe pikërisht me algjerianin e Milanit, që po rritet dita ditës në formën dhe rendimentin e tij. Edhe në “Allianz Stadium”, Bennacer ishte ndër më të mirët në fushë dhe anuloi Pjanic, që zhgënjeu totalisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit