“Nëse rinovon kontratën, do të jap shiritin e kapitenit”

21 Gusht 2019
17:50
Telesport
back button

Edhe pse dukej se do të transferohej tek Interi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko rinovoi me Romën. Në një intervistë të dhënë sot për mediat italiane, sulmuesi 33-vjeçar u shpreh se dashuria dhe respekti që shokët e skuadrës te Roma çuan në këtë vendim. Që ai të qëndrojë verdhekuq.

Këtu jam në shtëpinë time dhe familja ime ndihet e lumtur këtu. Fëmijët e mi kanë lindur këtu, në Romë. Kur ishim me pushime, vajza më thoshtë që të shkonim në shtëpi, në Romë. Por jo vetëm familja edhe skuadra ndikoi që unë të qëndroja këtu”, tha Dzeko.

Sulmuesi boshnjak tregoln disa nga bisedat që ai ka bërë me shokët e skuadrës. “Florenzi më thoshte gjithnjë se do të qëndroja këtu. “Nëse firmos rinovimin do të jap shiritin e kapitenit”, më tha Florenzi. Unë kam refuzuar, duke i thënë se ti je kapiteni ynë”, shprehet Dzeko.

Florenzi dhe Dzeko

Lajme të tjera

Lajmet e fundit