Në Itali tallen keq me Georgina Rodríguez, partneren e Ronaldos (video)

6 Nëntor 2019
14:12
Alfred Lleshi
back button

Mesazhi ishte therës për Georgina Rodríguez, një nga femrat më të përfolura të momentit. E dashura e Cristiano Ronaldos u bë pjesë e një parodie, përmes imitimit në një kanal televiziv italian. Konkretisht, programi “Quelli che il Calcio” i “Rai 2” u mor me partneren e yllit të Juventusit. 25-vjeçarja u transferua në Torino rreth një vit më parë, ku jeton me CR7 dhe katër fëmijët: Cristianinho-9 vjeç, Mateo dhe Eva-2 vjeç, dhe Alana Martina-1 vjeçe.

Ky moment humori nuk la askënd indiferent. Në parodinë televizive, aktorja Liliana Fiorelli imitonte Georgina Rodríguez, teksa fliste për fëmijët e saj, rolin e saj prej “mamaje” dhe makinat e CR7. E gjitha kjo është regjistruar direkt, gjasme nga garazhi i Ronaldos. “Kjo shtëpi është garazhi i Ronaldos për makinat”, – thotë ajo, ndërsa shfaqet në pjesën e përparme të një rezidence luksoze. Parodia në vetvete tregon se Georgina nuk ka besim te Cristiano Ronaldo, ndaj ajo siguron se do t’i japë një fëmijë tjetër portugezit për ta lidhur më tepër pas vetes…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit