Luan kundër City-t, “I çmenduri” Klopp merret me djemtë e hot dogëve

8 Nëntor 2019
15:46
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, foli para mediave për ndeshjen kundër Manchester City-t që do të luhet ditën e diel. Tekniku mendon se ekipi i tij dhe të gjithë personat që punojnë në klub, madje dhe shitësit e hot dogëve, duhet të jenë në formë. “Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë. Të gjithë në stadium duhet të jenë në top formë. Djemtë që shesin hot dogë duhet të jenë në formën e tyre më të mirë. Këtë uroj për të gjithë.

“Para se të dimë si do të dalim, duhet të japim gjithçka nga vetja. Nëse nuk tregohemi të guximshëm kundër Manchester City-t nuk kemi shans, asnjë mundësi. Duhet të jemi përfekt në pozicionim dhe në mbrojtje. Ka shumë gjëra në ndeshje të tilla.  

“Duhet të ndryshosh skemë në bazë të situatës. Është një ndeshje shumë interesante”, – tha tekniku i “Redsave”. Ai shpreson që skuadra e tij t’ia dalë mbanë dhe të shkëputet më shumë. Një fitore do të ndikonte shumë në ecurinë e kampionatit.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit