Ndeshja e radhës, Barcelona lë jashtë Messin dhe Griezmannin

12 Nëntor 2019
15:18
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të luajë një miqësore kundër Cartegenas. Një ndeshje luksi më shumë për kënaqësinë e skuadrës modeste të Cartegenas. Ekipi katalanas ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar dhe mungojnë yjet e skuadrës. 

Takimi do të luhet të mërkurën me 11 nëntor prej orës 19:00. Mungojnë yjet që janë grumbulluar me kombëtaren, ndërsa Pique, Dembele apo Sergio Roberto do të jenë në listë. Një ndeshje kontrolluese për t’i dhënë mundësive të luajnë, ndërsa Ernesto Valverde shpreson që asnjë nga ekipi i tij të mos dëmtohet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit