NBA nuk ndalet pas tragjedisë së Bryant, por ylli i Brooklyn refuzon të luajë

27 Janar 2020
8:35
Telesport
back button

Pavarësisht lajmit tronditës për aksidentin ajror, ku humbi jetën ylli i Lakers dhe basketbollit amerikan Kobe Bryant, NBA nuk ka ndalur rrugëtimin e saj. Ndeshjet e sotme janë luajtur normalisht, por para fillimit të tyre është mbajtur 1 minutë heshtje dhe duartrokitjet e fansave kanë qenë të shumta.

Në derbin nju-jorkez mes New York dhe Brooklyn, në fushë nuk ka zbritur ylli i NBA-së, Kyrie Irving. Sipas mediave amerikane mësohet se Irving ka qenë i tronditur nga lajmi i aksidentit të Bryant, duke refuzuar të zbresë në fushë edhe në shenjë respekti për mikun e tij.

Më poshtë po japim vetëm rezultatet e ndeshjeve të sotme në NBA:

NBA – Rezultatet e sotme

Denver – Houston, 117-110

San Antonio – Toronto, 106-110

Atlanta – Washington, 152-133

Memphis – Phoenix, 114-109

New Orleans – Boston, 123-108

New York – Brooklyn, 110-97

Orlando – Clippers, 97-112

Portland – Indiana, 139-129

Lajme të tjera

Lajmet e fundit