Ishte data 8 nëntor i vitit 2012 dhe në “San Paolo” mbërrinte skuadra surprizë e Ukrainës, Dnipro. Luhej në Europa League dhe ishte sfidë vendimtare… Dhe, në 15 minuta, sulmuesi Edinson Cavani rishkruajti historinë, duke arritur që të shkatërronte një skuadër i vetëm përballë 11-të! Telekronisti i asaj kohe, Riccardo Trevisani ende nuk i besonte syve se çfarë kishte parë. Katër gola nga Cavani!