Muriqi është një përbindësh, vlerësimi i radhës vjen nga Turqia

12 Nëntor 2019
16:32
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po bën mjaft mirë në Turqi. Ai ka shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të Fenerbahces kundër Kasimpasas me rezultatin 3-2. Shtatlarti shënoi dy penallti duke i dhënë fitoren skuadrës së tij kundër ekipit mik. 

Lojtari merr vlerësime të rëndësishme duke u bërë pjesë e formacionit të javës me paraqitjet e tij. Muriqi po shpërben investimin e Fenerit, pasi ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje të luajtura me skuadrën turke. 

Drejtuesit e klubit po punojnë ta mbajnë në ekip, pasi shumë ekipe kanë nisur sulmin drejt tij. Titullari i sulmit ishte i vetmi i lojtar i Fenerbahçes që përfshihet në skuadrën më të mirë të javës. Ai ka një dëmtim që e mori në ndeshjen e kampionatit turk dhe me shumë mundësi nuk do të luajë për Kosovën/ 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit