Mourinho kapet me Kompany: Fitove titullin prej meje, nuk më falenderove!

12 Nëntor 2019
21:36
Eraldo Harlicaj
back button

Jose Mourinho nuk ndalon së provokuari. Ai mbetet unik dhe në studion e formuar nga Sky Sport për ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester City-t ngacmoi dhe Vincent Kompany. 

Ky i fundit po shpjegonte arsyet se pse City mund të fitonte, ndërsa Mourinho në një moment e ndërpreu dhe i tha: “Kur ju fituat titullin kampion, unë munda Liverpool-in këtu në Anfield. Ti nuk më more asnjëherë në cel për të më thënë faleminderit”, – tha portugezi në kuadrin e shakasë. Një situatë që kaloi me të qeshura dhe ish-kapiteni i City-t e mori si të tillë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit