Moti i keq anulon stërvitjen kuqezi, vjen lajmi i bukur nga UEFA

12 Nëntor 2019
15:00
back button

Kombëtarja e Shqipërisë do të duhet të qëndrojë në hotel pasditen e sotme dhe jo të dalë në stërvitje siç ishte parashikuar për në orën 15:00, pasi kushtet e rënduara atmosferike nuk e lejojnë zhvillimin e rregullt të saj. Kështu, trajneri Reja e ka anuluar, edhe pse stërvitja e mëngjesit u zhvillua rregullisht. Ndërkohë, ka ardhur edhe lajmi pozitiv i UEFA-s: “Stadiumi është OK!”. Një lajm që pritej duke parë edhe punimet e shpejtuara dhe me vrull të madh  gjatë muajit nëntor. Stadiumi “Arena Kombëtare”, që së shpejti do të quhet “Air Albania Stadium”, do të jetë gati për Shqipëri-Francë, ora 20:45, 17 nëntor!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit