Montolivo tregon makthin që kaloi te Milani: Më detyruan të tërhiqem

13 Nëntor 2019
9:29
Alfred Lleshi
back button

Nga kapiten në fantazëm, nga fytyra shumë e njohur tek i fundit i rezervave. Viti i fundit i Riccardo Montolivo ishte më i vështiri, ai i prezencave zero në fushë dhe i konsiderimit asgjë praktikisht. Ish-trajneri Gennaro Gattuso nuk i dha kurrë atij një shans, edhe kur situata e lëndimeve në skuadër e bëri të nevojshëm përdorimin e tij. I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, Montolivo tregoi përvojën surrealale te Milani, mes premtimeve që nuk u mbajtën kurrë dhe shpresave që iu venitën në sy:

“Në fund të një sezoni, në të cilin isha ndalur praktikisht në janar, jo për shkak të vullnetit tim, as problemeve fizike, trajneri më thotë se do të isha pjesë e grupit. Isha dakord të kthehesha në fushë, isha në vitin tim të fundit. Pak para fillimit të turneut në SHBA, megjithatë, marr një mesazh me tekst nga menaxheri i ekipit: Ju nuk dotë vini me skuadrën. Motivet dhe shpjegimet prej tij ishin zero. Elliott merr përsipër presidencën nga kinezët, në fund të korrikut. 

Leonardo dhe Maldini zënë vendin e Mirabellit, gjithashtu duke e trashëguar situatën time. Leonardo më siguron disi, por që nga ai moment nuk konsiderohem i disponueshëm. Ata më dërguan të stërvitem vetëm, ose së bashku me Halilovic. Midis ekipit të parë dhe rezervave, ose të rinjve, unë gjithmonë luajta me të dytin, ku kam bërë të gjitha rolet, përveç portierit. Konkretisht, testet e korrikut, të kryera në “Milan Lab”, kishin konfirmuar se isha mirë, dëshmova provat më të mira fizike ndonjëherë”.

Në fillim të sezonit 2017-2018, me ardhjen e Leonardo Bonucci, shiriti i kapitenit kaloi në krahun e mbrojtësit aktual të Juventusit. Ky ishte një vendim i presidentit të atëhershëm, Yonghong Li. Montolivo sqaron situatën: “Nuk isha unë, që e dorëzova atë. Drejtuesit më thanë se presidenti Yonghong Li kishte vendosur që shiriti të kalohej tek një prej të rinjve. Kur më thanë, ua bëra të qartë se kjo ishte e padrejtë, se po bënin një gabim të madh, sepse ka hierarki në dhomën e zhveshjes, që duhej të respektohet gjithmonë. Unë përmenda emrat e Bonaventura dhe Romagnoli për kapitenë. Nuk mund të ishte Bonucci, i sapoardhur”.

Asnjëherë nuk iu dha mundësia për të luajtur. Kulmi u arrit në një ndeshje Milan-Fiorentina: “Pika e vlimit mendoj se arriti kur, Biglia ishte jashtë dhe unë në stol, José Mauri bëri qendrorin dhe Calabria mbrojtësin anësor. Në një moment të caktuar, José Mauri kërkoi zëvendësimin dhe trajneri zhvendosi në qendër Calabria, ndërsa Calhanoglu bëri mesfushorin. Pas atij episodi u përpoqa ta pyesja Leonardo për sqarime, por përgjigjja e tij ishte kjo: Ishte një vendim i trajnerit. Kurrë nuk e imagjinoja se mund të kisha një përvojë të tillë”.

Një përvojë për t’u harruar, që e shtyu Montolivo të njoftonte tërheqjen nga fusha e futbollit, i imponuar nga të tjerët dhe jo se vendosi vetë: “Mund t’jua përsëris se më detyruan të hiqja dorë. Dhe nuk pata rastin as të them lamtumirë për fansat kuqezinj, pas shtatë vitesh te Milani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit