Modric i “shkel syrin” Italisë: Më pëlqen ky vend, e ndjek rregullisht Serie A

13 Nëntor 2019
10:13
Alfred Lleshi
back button

Në verën e vitit 2018 ishte ëndrra e madhe e Interit, ndërsa vitin tjetër, kroati u lakua te Milani. Megjithatë, në moshën 34 vjeç, Luka Modric është ende një lojtar kryesor i Real Madridit dhe tani për tani nuk po shikon për destinacione të tjera. 34-vjeçari triumfoi në “Golden Foot” për vitin 2019 dhe nga Monte Carlo foli për “Sky Sport”. Ish-mesfushori i Tottenham deklaroi se për momentin nuk sheh pasiguri për të ardhmen e tij: “E ardhmja ime? Do të shohim, nuk mund të flas për këtë, sepse jam lojtar i Realit. Më pëlqen Madridi dhe tani për tani e shoh të ardhmen time vetëm aty”.

Përkundër të ardhmes, që ende e sheh te “Los Blancos”, Modric nuk i ka kursyer komplimentat për Serie A, një kampionat i populluar nga bashkëlojtarët e tij te Kroacia. “Më pëlqen Italia, është afër me Kroacinë. Unë e ndjek Serie A, kam shumë shokë të ekipit kombëtar, që luajnë aty. Pastaj italianët janë fantastikë, ata kanë një mentalitet të ngjashëm me tonin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit