Milani peshkon në Francë, sytë te talenti i Lyon me mesatare të frikshme (VIDEO)

21 Gusht 2019
21:14
back button

Sipas asaj që shkruan L’Equipe, Martin Terrier është një ide e re për sa i përket repartit të avancuar të Milanit. Sulmuesi i datëlindjes 1997 është i aftë që të luajë edhe në krah, duke qenë se në sezonin e shkuar realizoi 9 gola në 32 ndeshje në Ligue 1, në një minutazh prej 1480 minutash (rreth 16 ndeshje të plota), me një mesatare goli 1 çdo 164 minuta.

Frederic Massara, drejtori sportiv kuqezi, që ndjek kampionatin francez dhe merkaton, ka hedhur sytë te ai, ashtu si Schalke dhe Nice. Lyon dëshiron ta mbajë, por i riu kërkon hapësirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit