Milani e “hodhi në kosh”, Laxalt drejt debutuesve në Champions

21 Gusht 2019
12:09
Alfred Lleshi
back button

Diçka po lëviz majtas, te Milani: Youssouf Sabaly po zbarkon, Diego Laxalt duket në largim. Kjo është ajo që u tha ditën e djeshme, pas një takimi në shtëpinë e kuqezinjve midis uruguajanit dhe drejtuesve të klubit. Pasi të arrihet marrëveshja për huazimin e tij (me të drejtë blerjeje përfundimtare), do të bëhet i ditur destinacioni i 26-vjeçarit. Opsioni i parë i preferuar për lojtarin është Atalanta, veçanërisht duke marrë parasysh praninë e Gian Piero Gasperini në stolin bergamask, një trajner me të cilin ka punuar djaloshi nga Montevideo, te Genoa, në sezonin 2015-2016.

Në fundjavë, agjenti Ariel Krasouski do të takojë drejtorin sportiv, Giovanni Sartori. Objektivi? Të përshpejtohen negociatat me debutuesit në Ligën e Kampionëve nga Serie A. Aktualisht, nuk duket se ka ndonjë pengesë të veçantë. Diego është jashtë projektit teknik të Milanit, në Bergamo kanë nevojë për një anësor të jashtëm, ndërsa presdispozicioni i lojtarit për këtë lëvizje është total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit