Mihajlovic zbulon sekretin e Qugaliarella-s: Ma tha vitin e kaluar

19 Prill 2019
20:30
Denis Hakanaj
back button

Bologna e Sinisa Mihajlovic është tri pikë larg zonës së ftohtë në renditje dhe do të kërkojë të marrë një rezultat të rëndësishëm në transfertën që do të luajë në fushën e Sampdoria-s këtë të shtunë. 

Për trajnerin serb bëhet fjalë për një kthim para ish-tifozëve të tij: "Ajo mbetet shtëpia ime, – ka thënë trajneri i kuqebluve. – Kam kaluar katër vite shumë të bukur si lojtar dhe dy si trajner". 

"Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe vijnë nga fitorja në derbi. Gjithsesi, do të kemi më shumë mundësi të marrim tri pikët, po luajtëm siç dimë".  

Bologna-n do ta presë golashënuesi më i mirë i Serisë A: "Quagliarella është një sulmues shumë i mirë dhe shpresoj që të mos shënojë kundër nesh. Ka bërë shumë dhe mund ta bëjë një ndeshje pushim", ka shtuar Mihajlovic. 

"Kam folur me të vitin e kaluar, kur kam ndjekur disa seanca stërvitore të Giampaolo-s, dhe i kam bërë komplimentet. Ai më është përgjigjur duke qeshur se 'nuk ka më mbrojtës si në të kaluarën, tani është më e lehtë'. Shpresojmë që të sillet mirë kundër nesh, por do të varet edhe nga ne". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit