Mick Schumacher: Kjo gjë mund të ndodhë më shpejt nga sa mendoni

12 Nëntor 2019
11:34
Telesport
back button

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, aktualisht garon në botërorin e Formula 2 me makinën italiane Prema. Gjithsesi, nga Frankfurti, ku ka qenë i pranishëm në ndarjen e një çmimi, ai ka deklaruar se nuk do ta refuzonte një ftesë nga Formula 1, pavarësisht se cila skuadër do ta kërkonte.

Mick Schumacher me Prema

Nuk ka qenë një sezon i lehtë, përkundrazi. Çdi ditë, çdo garë mësojmë dhe përmirësohemi me këtë sport dhe atë që na pret në të ardhmen. Këtë sezon kam kuptuar se sa e rëndësishme është të mos dorëzohesh”, tha Mick Schumacher.

20-vjeçari, më tej tha: “Nëse do të kem një oferta nga Formula 1 nuk do të tërhiqesha pas. Do ta mirëprisja. Ndaj, kalimi im në Formula 1 që sezonin tjetër është plotësisht i mundur”. Mick Schumacher është gjithashtu edhe pilot i Akademisë Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit