Messi barazon rekordin e Ronaldos, pritet ta kalojë sërish portugezin

10 Nëntor 2019
9:21
Eraldo Harlicaj
back button

Lionel Messi ka mahnitur botën e futbollit në mbrëmjen e djeshme kur i vetëm mposhti Celta Vigon me rezultatin 4-1. Argjentinasi shënoi një hat-trick fantastik duke u konfirmuar si “magjistar i topit”. 

Ai shënoi me penallti dhe dy goditje të mrekullueshme dënimi. Kapiteni i katalanasve ka barazuar Cristiano Ronaldon për më shumë tripleta në kampionatin spanjoll. Dy yjet e botës kanë shënuar të dy nga 34 tregolësha. Messi mund të kalojë portugezin, natyrisht pasi luan sërish në La Liga, ndërsa Ronaldo prej 2 vitesh ndodhet te Juventusi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit