Messi apo Ronaldo? Shkenca zbulon se cili është më i miri (detajet e plota)

21 Gusht 2019
14:17
Alfred Lleshi
back button

Një grup hulumtues në universitetin belg “KU Leuven” ka krijuar një grup të ri të metrikës për të përcaktuar ndikimin që kanë futbollistët në rezultatet e ekipit të tyre, i cili nuk përqendrohet vetëm te golat dhe asistet, që janë lehtësisht të matshëm. “Vlera e një futbollisti shpesh përcaktohet nga golat dhe asistet, – shpjegon profesori Jesse Davis, një nga krijuesit e metodës së studimit në fjalë. – Megjithatë, një gol është një ngjarje e rrallë, sepse mesatarisht 1600 veprime vlerësohet të ndodhin në një ndeshje. Modeli ynë shikon çdo veprim: goditjet, pasimet, driblimet, prekjet…, dhe llogarit vlerën e tyre individuale”.

Këtu është modeli i studimit të “KU Leuven” i shpjeguar në një video të shkurtër: 

Në përgjithësi, modeli është i bazuar në të dhënat nga sezoni 2013-2014 deri në 2017-2018, në ligat europiane. Dhe, sipas llogaritjeve të ekipit hulumtues, Leo Messi ka dy herë më shumë vlerë (produktivitet, ndikim) për ekipin e tij sesa Cristiano Ronaldo. Indeksi VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities) i Messit qëndron në kuotat 1.21, ndërsa ai i Ronaldos është vetëm 0.61. Kjo do të thotë që me Leo në fushë, Barça shënon mesatarisht 1.21 gola më shumë sesa pa atë, ndërsa Ronaldo shtonte vetëm 0.61 gola në rezultatin mesatar të Real Madridit. 

“Në sezonet e para, rezultatet e Messit dhe Ronaldos janë shumë afër njëri-tjetrit, – thotë studenti i doktoratës, Tom Decroos, i cili bashkëpunoi në hulumtim. – Nga sezoni 2015-2016, Messi ka fituar epërsi ndaj rivalit të tij të përjetshëm. Ne shohim një trend të veçantë për shumicën e lojtarëve të futbollit: ose ata bëjnë shumë veprime që kanë pak vlerë (ky është rasti me Paul Pogba, për shembull), ose kanë më pak të ngjarë ta prekin topin, por që kanë një ndikim të madh. Kjo është tipike për sulmuesit si Harry Kane, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo. Messi është i jashtëzakonshëm në këtë fushë Argjentinasi ka një numër shumë të lartë të veprimeve në fushë dhe ato gjithashtu kanë një vlerë të lartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit