Merkato me parametra zero, ja emrat në listën e Interit

13 Nëntor 2019
10:47
Alfred Lleshi
back button

Në vitin 2018 mori De Vrij, një vit më vonë Godin. Blerjet me kosto zero tek Interi kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe tendenca mund të vazhdojë në vitin 2020, me dy “teprica” të PSG. Siç raportohet nga “Il Corriere dello Sport”, Thomas Meunier dhe Layvin Kurzawa janë propozuar për zikaltrit. Të dyve iu skadon kontrata më 30 qershor dhe parizienët nuk kanë ndërmend të rinovojnë me ta. Belgu aktualisht është “pit stop” për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërsa francezi nuk është në pjesën e titullarëve, kështu që mundësia e largimit nga Parisi në fund të sezonit është e lartë. Interi, ndërkohë, po vlerëson situatën e tyre, pa e humbur vëmendjen te ndonjë pistë tjetër.

Emri i lakuar ditëve të fundit është ai i Dries Mertens, i cili, gjithashtu, mund të merret pa asnjë kosto. Sulmuesi aktual i Napolit do të preferonte zikaltrit para ofertave kineze, duke dashur akoma të luajë në nivele të larta europiane dhe jo në një kampionat të nivelit të dytë. Të gjitha këto, pa harruar opsionin “Eriksen”, i cili po mbahet në fokus. Pra, merkatoja e Interit është gati të marrë jetë brenda më pak se dy muajve, ose në verë. Tashmë, me tejkalimin e pengesës së FFP (fair play financiar), duart e drejtuesve zikaltër do të jenë më pak të lidhura…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit