Mercedes në dilemë, Bottas apo Ocon? Vendimin e merr… Hamilton

21 Gusht 2019
12:40
Telesport
back button

Lewis Hamilton e ka të sigurt vendin te makina Mercedes edhe vitin 2020. Por cili do të jetë shoku i tij i skuadrës? Piloti aktual, finlandezi Valtteri Bottas apo i riu francez Esteban Ocon? Një pyetje e vështirë edhe për Toto Wolff, shefin e Mercedes, që para se të vendosë do të marrë edhe opinionin e kampionit të botës në fuqi.

Është vendim i vështirë, pasi i njoh të dy pilotët. Në mes është dilema për t’i dhënë një mundësi një piloti të ri si Ocon. Gjithsesi, të dy e meritojnë një vend, pasi edhe Bottas ka rikthyer qetësinë në ekip pas polemikave me Rosberg”, tha Wolff.

Hamilton? Ai ndodhet me në prej vitesh, ndaj ia kam bërë me dije dilemën time. Madje i kam paraqitur edhe një listë me emra pilotësh, për të marrë mendimin e tij. ai ka dhënë “OK”-in e tij për të dy, pasi për të të dy meritojnë të jenë shoku i tij i skuadrës”, tha shefi i Mercedes.

Pritet që pas garës së radhës së botërorit të Formula 1, asaj që zhvillohet në pistën e Spa, në Belgjikë, të merret një vendim për pilotët që Mercedes do të ketë sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit