Mbappe drejt Realit? Te PSG japin përgjigjen epike!

7 Nëntor 2019
9:20
back button

Kylian Mbappe ka nisur të përflitet përsëri për një largim të mundshëm nga PSG, ku destinacioni më i mundshëm shihet të jetë Reali i Madridit.

Diçka e tillë u spekulua jo pak në merkaton e verës, sidomos pas deklaratave të Mbappe që u shpreh se kërkonte sfida të reja. Gjithsesi, asgjë nuk u konkretizua dhe sulmuesi qëndroi në Paris.

Në lidhje me fjalët e fundit që kanë lindur në media, ka reaguar një natë më parë drejtori i PSG-së, Leonardo. Braziliani ka folur pas ndeshjes me Club Brugge dhe kur u pyet për Mbappe, ai dha përgjigjen epike, duke treguar situatën me një shprehje që përdoret shpesh nga francezët: “Çdokush e do, por askush nuk mundet”. Këto fjalë ndoshta e hedhin poshtë përfundimisht një hipotezë të mundshme të largimit të Mbappe nga kryeqyteti francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit